Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Rreth 35% e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paralajmëruar së vendi shumë shpejt mund të shkojë në një krizë të thellë ekonomike,  gjë që konfirmohet edhe me të dhëna konkrete nga raportet ndërkombëtare ku përfshihen FMN dhe Banka Botërore.

Viti i kaluar u mbyll me pothuajse 3 mld lekë më pak që tregon dy gjëra. Së pari biznesi i vogël nuk është përfshirë në skemën e TVSH  masivisht dhe ka detyruar biznesin që të dalë nga tregu. Së dyti kemi një ulje të konsumit. TVSH është taksa që tregon konsumin dhe është taksa që tregon sa sot shqiptarët janë duke konsumuar në treg. Këto të ardhura që janë në rënie konfirmojnë faktin se përfshirja e TVSH ka qenë për 78 mijë biznese që janë mbyllur në 5 vitet e fundit”-deklaroi Tabaku.

Për ish-deputeten Tabaku shqetësim për Bankën Botërore mbeten të ardhurat e shqiptarëve.

“Sot 35 % e shqiptarëve thotë raporti i BB jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, pra flasim për mbijetesë. Kjo mbijetesë vjen si rezultat i rritjes së taksave”

Tabaku thotë më tej se qeveria duke mos rimbursuar TVSH-në  për biznesin, e ka vënë atë në vështirësi të theksuar financiare, ndërsa shqetësim sipas saj mbetet borxhi.

E gjithë kjo vjen nga rritja e takave, falimentimi i bizneseve, shqetësime që ne i kemi ngritur ko hë pas kohe.”

Për Tabakun, “përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka sjell asgjë për buxhetin e shtetit”

Ajo premton se nesër me ardhjen në qeverisje, Partia Demokratike  do të ndryshojë skemën duke ofruar një takse fikse prej 0.5 përqind për biznesin e vogël. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *