Hidhet nga kati i tretë i një pallati një 35-vjeçar nga qyteti i Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme.
Mësohet se 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Si pasojë e rrëzimit ka marrë plagë të rënda kryesisht në kokë. M.Prifti dyshohet se vuante nga depresioni dhe kurohej prej kohësh. Ai banonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës.