‘YouTube’ është futur në debatin e kontrollit të armëve, duke ndaluar videot që demonstrojnë armë zjarri ose lidhje me faqet e internetit që shesin armë zjarri ose pajisje të tyre.
Masa për ndalimin e videove të armëve të zjarrit përputhet me propozimin e platformës së mediave për të ‘ndaluar videot me udhëzime se si të përdoren armët e zjarrit’.
‘Bloomberg’ raporton se ‘YouTube’ ka lëshuar një deklaratë në koordinim me vendimin e ri, ku thuhet ‘ne rregullisht bëjmë përditësime dhe përshtatje të udhëzimeve të zbatimit të të gjitha politikat tona.
Ndërkohë që ne kemi ndaluar shitjen e armëve të zjarrit, së fundmi kemi njoftuar krijuesit e përditësimeve që do të bëjmë të njëjtën gjë rreth përmbajtjes që promovon shitjen ose prodhimin e armëve të zjarrit dhe aksesorëve të tyre’.