Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka renditur të gjitha rastet ku fondet publike janë shpërdoruar nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj me punët publike.
Sipas Zhupës, janë të shumta rastet kur fondet publike janë përdorur nga Veliaj ose janë shkatërruar nga cilësia e dobët apo menaxhimi i keq i bashkisë.
“Raste të shumta ku fondet publike përdorura nga Veliaj ose janë shkatërruar po nga Veliaj ose janë shkatërruar nga cilësia e dobët apo menaxhimi i keq i bashkisë.
Rasti i fundit është i fidanishtes se UBT, para një viti Veliaj mblodhi aty fidanë, sigurisht jo te paguara nga familja e tij por nga paratë tona.
Pas një viti ka marr po ai vendimin qe ta prish, veç probleme që shkakton për universitetin, kemi një papërgjegjshmëri totale sesi shpenzohen paratë tona. Ai investim do shkatërrohet.
E njëjta skemë po të kujtojmë parkimin tek stadiumi kombëtar Qemal Stafa, e bëri të ri, me taksat tona, e inauguroj me pagesë dhe në pak kohë e prishi gjithë investimin duke ja ka dhënë Arenës Kombëtare për ta bere pastaj parkimin nëntokësor. Para të tjera të shkuara dëm.
Po ashtu kemi raste pafund ku inaugurimi i Veliajt nuk justifikon dot paratë e harxhuara dhe shkatërrohet sa hap e mbyll sytë.
Kolektor të ri të paguar nga ne qe përmbysin lagjet me shirat e pare, rruge te inauguruara qe shkrihen si sheqeri duke u bere rrezik për banoret, fonde të vëna në përdorim që zhduken pa marrë asgjë mbrapsht qytetaret.
Ky është modeli i keqmanaxhimit, abuzimit dhe shpërdorimit te fondeve publike qe qytetaret e Tiranës do e përbuzin masivisht kur te jene përballë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”-shkruan Zhupa.