Prokuroria ka kërkuar 18 vjet burg për Klement Balilin.
Në seancën e sotme te Krimet e Rënda, prokurori i çështjes, Enea Nakuçi, ka kërkuar 18 vjet burg ndaj Balilit.
Ky i fundit akuzohet për trafik ndërkombëtaresh narkotikësh si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, fshehje dhe pastrim parash.
Balili u shpall në kërkim para reth dy vitesh, ndërsa të gjitha operacionet policore për arrestimin e tij kanë dështuar.
Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit.
Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare.
Balili i vetëdorëzua më 15 janar të këtij viti, pas mbërritjes së disa të dhënave nga Greqia që kërkoheshin nga avokatët e tij.