Vendosni fjalën kyçe....

2 javë para skadimit të afatit, PS regjistrohet për zgjedhjet e qershorit


Partia Socialiste është regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kërkesa për regjistrim ëshë bërë dy javë para përfundimit të afatit për regjistrimin e partive për zgjedhjet vendore, pasi afati i fundit është data 21 prill.

Deri tani asnjë prej partive të opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në zgedhjet lokale ndërsa ka kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme si dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *