Vendosni fjalën kyçe....

Braimllari apel Ramës e Lleshajt: Tërhiqni policinë nga dhuna te Bulevardi i Ri!


Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, u ka dalë në krah banorëve të Bregut të Lumit të cilët protestojnë sot kundër shembjes së banesave të tyre, që prej orëve të para të mëngjesit.

Braimllari u bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që të urdhërojnë policinë të tërhiqet.

“Edi Rama dhe Sander Lleshi te terheqi policine nga dhuna qe po ushtrojne mbi banoret e Bulevardit te Ri. Nuk mundet Edi Rama me dhune ti shembi shtepite per te perfituar oligarkia e tij. E gjithe Tirana ne mbeshtetje te banoreve sot po prishe shtepite te Bulevardi i Ri neser do prishi shtepite e çdo qytetari.”, shkruan Braimllari.

Më herët mes banorëve dhe policisë pati përplasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *