Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton ndaj West Ham, ngjitet në vendin e tretë


Chelsea ka arritur një fitore  fitore 2-0 kundër West Ham United në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Premier Ligë.

Belgu Eden Hazard ishte njeriu i ndeshjes me dy gola të realizuar në këtë mbrëmje. I pari ishte i jashtëzakonshëm.

Në minutën e 24-të belgu mori një top në mesin e fushës dhe shpërtheu në mes të mbrojtjes për të shënuar golin e barë në këtë takim.

Në minutën e 90-të belgu shënon edhe golin e dytë dhe të fundit për ‘Blutë’ duke hipotekuar tre pikët.

Pas kësaj fitoreje Chelsea arrin në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa ndjekësit, Tottenham, Arsenal dhe Manchester United.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *