Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Polici i Marinës i lidhur me trafikun e drogës, ngrihet në detyrë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot rastin e një polici të Forcave Detare, që sipas tij u krijonte mundësi gomoneve me drogë që të lëviznin lirshëm në det.

“Ne narkoshtet trafiku i droges eshte merite! Lartesohet ne detyre Narkooficeri i Marines qe krijonte shtigjet e lira per kalimin e gomoneve!”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri i referohet denoncimit të një qytetari i cili kërkon të mbetet anonim. Qytetari thotë se efektivi Olsi Avdyli është ngritur në detyrë në një kohë kur i vëllai bënte planet e patrullimit të anijeve në dete që të shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve me drogë. Ai është bër shef operacional në Forcat Detare.

“Pershendetje, ju uroj shendet. Dua te bej nje denoncim lidhur me emerimet qe bejne ne strukturat drejtuese ne forcat detare Olsi Avduli, i vellai policit Avduli qe ishte i lidhur me grupet kriminale ka qene qe bente planin e patrullimit te anijeve ne dete ne menyre te shmangte kapjen e zbulimin e gomoneve ne dete. Sot prap ai person vazhdon ne post akoma me lart, eshte shef operacional. Mos ndoshta eshte financimi i krimit ne keto emerime. Ky fakt doli nga biseda qe kisha kete fundjav me nje mikun tim qe punon ne baze. Ju lutem anonim sepse eshte shume e rrezikshme. E di qe vetem ju mund ta beni publike kete rast.”, shkruan qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *