Vendosni fjalën kyçe....

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Meta: Jo më nisma që mbeten në letër!


Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve dhe presidenti i Republikës Ilir Meta në këtë ditë është përqendruar pikërisht tek ky komunitet.

Meta shprehet se edhe ky 8 Prill , e gjen komunitetin rom jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Sipas presidentit, arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Meta apelon të mos humbet më kohë për të ndryshuar situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.

“Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.”, shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *