Emri i yllit të Juventusit Cristiano Ronaldo është përfshirë sërish në dosjet e trafikut të lëndëve narkotike.
“RT” shkruan se policia rumune ka konfiskuar plot 131 kilogramë kokainë në brigjet e Detit të Zi, në vendin e quajtur Kap Aurora.
Fotot e publikuara nga operacioni policor, tregojnë pakot me drogë të cilat mbajnë emrin “CR7”, siç quhet shkurt Ronaldo.
Emri i Ronaldos është përmendur edhe më parë gjatë një operacioni të ndodhur në Francë, kur në dhjetor të 2018-ës policia sekuestroi kokainë dhe një kuti me kanabis të paketuar në çanta që mbanin imazhin e fituesit të Topit të Artë për 5 herë me radhë.
Për rastin aktual, policia rumune u ka bërë thirrje vendasve të mos i hapin pakot nëse ndeshen me to, pasi përmbajnë droga deri në “90 për qind” të pastra, që mund të jenë kërcënuese për jetën.