73-vjeçari Edy Reja pritet të jetë trajneri i ri kombëtares shqiptare të futbollit, duke zëvendësuar në këtë pozicion një tjetër italian, Kristian Panuçin, i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese.
Reja ka një karrierë të gjatë si trajner në Itali ku ka drejtuar një numër të madh ekipesh.
Reja e ka nisur karrierën e tij si lojtar me ekipin e SPAL (1963-1968), ekip me të cilin ka luajtur 70 ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe 5 sezone me Palermon (1968-1973) dhe 2 me Alessandrian (1973-1975).
Si trajner Reja ka drejtuar 22 ekipe duke qenë një rekord më vete dhe kombëtarja shqiptare është ekipi i 23-të që do drejtohet prej tij.
Ndër ekipet e drejtuara nga Reja që vlejnë të përmenden si emra janë Napoli (2005-2009), ekip të cilin Reja e ka marrë nga Serie C duke e kthyer në Serie A si dhe Lazio (2010-2012), të cilin ka luajtur në Ligën e Europës.
Reja është trajneri i katërt italian që ulet në stolin e kombëtares shqiptare pas Dosenës, De Biasit dhe Panuçit. Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kualifikuesja me Islandën më 8 qershor.
Klubet që ka drejtuar Reja
Molinella
Monselice
Pordenone
Pro Gorizia
Treviso
Mestre
Varese
Pescara
Cosenza
Verona
Bologna
Lecce
Brescia
Torino
Vicenza
Genoa
Catania
Cagliari
Napoli
Hajduk Split
Lazio
Atalanta
/Hashtag.al