Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen Ministrja e Sigurisë Kombëtare në SHBA


Ministrja amerikane e Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, ka dhënë dorëheqjen. Znj. Nielsen tha se e kishte patur për “nder” punën në këtë departament.

Presidenti Donald Trump tha se Nielsen do të zëvendësohet përkohësisht nga Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan.

Nielsen ishte përgjegjëse për zbatimin e murit kufitar dhe ndarjen e familjeve migrante. Nielsen nuk dha asnjë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, por tha se kjo ishte “koha e duhur për mua për t’u larguar dhe SHBA është më e sigurt se kur hyra në administratë”.

Dorëheqja e Nielsen vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Trump vizitoi kufirin jugor.

Trump kohët e fundit ka kërcënuar se do të mbyllë kalimin në kufi, por është tërhequr dhe premtoi t’i japë Meksikës një vit kohë për të ndaluar drogat dhe emigrantët ilegalë që kalojnë në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *