Lëvizja Vetëvendosje tashmë do jetë prezentë zyrtarisht edhe në Shqipëri. Ditën e sotme themelues të saj kanë bërë me dije regjistrimin e saj zyrtar në gjykatën shqiptare.
Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar unanimisht), Liburn Aliu, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha, Dejona Mihali, Sami Kurteshi, Arbër Zaimi dhe Gearda Demiraj.
Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi është Boiken Abazi.
Themeluesit, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë janë: Glauk Konjufca, Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi.
Pas kërkesës së rregjistrim gjerësisht në media u fol se Vetëvendosje u rregjistrua si parti politike por drejtori ekzekutiv i saj Bojken Abazi në një lidhje telefonike me emisionin A Show nga Adi Krasta në News 24 u shpreh se kërkesa është për Organizatë jo Qeveritare.