Vendosni fjalën kyçe....

Luigi Soreca apel politikës: Qeveria dhe opozita të ulen për Reformën Zgjedhore


Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE-ja e mbështet luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit, por sipas tij kjo luftë kërkon vullnet politik.

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm”, tha Soreca.

Gjatë një aktiviteti me temë “Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik”, Soreca bëri një apel edhe për politikën në vend.

“Duhet dialog për reformën zgjedhore, ka ardhur koha për kompromis. Qeveria dhe opozita duhet të ulen në një tryezë, duhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qeveria dhe opozita të takohen në mes të urës”, u shpreh Soreca.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *