Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet banda e shqiptarëve, trafik droge e armësh nga Italia në Angli


18 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të policisë italiane në bashkëpunim me atë angleze.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Romës për 18 persona, që akuzohen si pjesë të një bande të rrezikshme të trafikut të armëve.

11 prej tyre kanë përfunduar në burg, 2 janë janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje. Sipas mediave italiane, pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë.

Banda dyshohet se fillimisht ishte marrë me trafikun e sasive të mëdha të marijuanës që vinte nga Shqipëria, e që kishin lidhje me një tjetër grup kriminal që shërbente më pas si “urë lidhëse” mes grupeve në Itali dhe atyre në Angli, duke iu mundësuar kalimin e paligjshëm qytetarëve shqiptarë.

Në aeroportin e Londrës, u arrit të ndalohej grua shqiptare, e cila përdorte kartën e identitetit të një shtetaseje italiane, e cila i ishte vënë në dispozicion nga grupi kriminal.

Falë përgjimeve telefonike dhe mjedisore policia mundi të identifikojë blerës të ndryshëm që blinin marijuanë nga ky grup. Gjatë ndërhyrjes, është gjetur jo vetëm një sasi e konsiderueshe marijuane por edhe një helikopter AK-47, që dyshohet se përdorej për aktivitetet e jashtëligjshme të bandës.

Banda vepronte me bazë në provincën e Romëve, midis komunave Guidonia dhe Fonte Nuova.

Gjatë përgjimeve, policia zbuloi disa raste të shtetasve shqiptarë që pasi i merrnin nga Shqipëria, iu ndryshonin identitetin me atë të shtetasve të tjerë italianë, për të hyrë në këtë mënyrë në Angli.

Me të shkuar atje, anëtarë të organizatës kujdeseshin të gjenin edhe një vend strehimi për qytetarët me dokumente të parregullta.

Të ndaluarit akuzohen për: nxitjen e emigracionit të paligjshëm, trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe trafikut të armëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *