Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje te Bulevardi i Ri, banorët hedhin tjegullat e çative drejt policëve


Situata te Bulevardi i Ri vijon të jetë e tensionuar. Banorët janë ngjitur në çatitë e banesave ku kanë hedhur tjegulla dhe gurë në drejtim të policisë.

Ndërkohë që burrat qëndrojnë mbi çati, në rreshtin e parë të protestuesve qëndrojnë gratë të cilat po përplasen me çadra në dorë me efektivët e policisë.

Më herët një protestueseje i ra të fikët ndërsa një grua tjetër u ankua se një polic e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Situata duket e tensionuar dhe kanë ndërhyrë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Reshjet e shiut e kanë vështirësuar situatën te banorët e kësaj zone. Ata shprehen se vetëm 7 banorëve prej tyre iu kishte mbërritur lajmërimi për shembjen e banesës së tyre.

Një prej banorëve tha se banesa e tij ishte vlerësuar nga Bashkia e Tiranës me vlerën 75 milionë lekë të vjetra, shumë më pak se vlera e tregut megjithatë ai e pranonte. Por ende s’kishte marrë dëmshpërblim prandaj e kundërshton shembjen e banesës.

Këta banorë preken nga zgjatimi i “Bulevardit të Ri”, që pasi është ndërtuar në 3 segmentet e para të tij do shtrihet edhe në segmentin e katërt deri në Bregun e Lumit. ABanorët kërkojnë që të dëmshpërblehen ashtu siç ka ndodhur me banorët e dy loteve të para të Bulevardit, duke qenë se loti 1 dhe loti 2 janë dëmshpërblyer për banesat e tyre edhe pse i kanë pasur ato të palegalizuara./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *