Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e banorëve të Bregut të Lumit, tërhiqet përkohësisht policia


Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake janë tërhequr përkohësisht nga prishja e banesave te Bregu i Lumit.

Mëngjesin e sotëm forca të shumta policia dhe të INUV-it vajtën në zonë për të vijuar me prishjen e rreth 40 banesave që kanë mbetur ende pa u prishur nga zgjatimi i Bulevardit të ri.

Policia u përplas me banorët madje disa prej tyre u goditën dhe e denoncuan dhunën. Pas rezistencën së banorëve, në vend erdhi FNSH-ja që u përpoq të largonte me forcë banorët të cilët iu përgjigjën me gurë e tjegulla duke bërë që të tërhiqen përkohësisht.

Më pas banorëve të Bregut të Lumit iu bashkuan edhe banorët e Astirit, të cilët u ndaluan me forcë nga policia që të mos afroheshin më shumë.

Banorët bënë thirrje për largimin e fadromave ndërsa kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që prishen, ashtu siç ka ndodhur me banorët e dy segmenteve të tjera ku tashmë ka përfunduar Bulevardi i ri, të cilët janë paguar për banesat e tyre.

Ata kanë paralajmëruar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen deri në marrjen e dëmshpërblimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *