Kryeministri Rama ka komentuar takimin e tij me zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, Palmer.
Kryeministri ka publikuar një foto në faqen e tij në “Twitter” ku shkruan: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer.” – shkruan Rama në “Twitter”.
Palmer zhvilloi një takim 90 minutësh me kryeministrin Rama në zyrën e këtij të fundit.
Ndërsa nesër ka planifikuar takime me krerët e opozitës Basha e Kryemadhi si dhe me presidentin Meta.
Në fokus të takimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit dhe situata politike në vend.