Gazetari Roland Qafoku është shpallur fitues i çmimit “Libri më i mirë në 110 vjetorin e gazetës “Dielli”, për librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”.
Qafoku u vlerësua me këtë çmim për botimin e një libri të një zhanri krejt të ri të medias shqiptare, për trajtimin e shumë ngjarjeve të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar si dhe shtrirjen e tyre në kohë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në New York. Pas konferencës shkencore për 110 vjetorin e gazetës “Dielli”, gjatë një ceremonie gala juria vlerësoi me 5 çmime gazetarë, studiues, shkrimtarë dhe aktivistë të çështjeve të ndryshme. Çmimet e tjera ishin për reportazhin më të mirë, studimin më të mirë, esenë më të mirë dhe librin më të mirë për editorët.
Gazeta “Dielli” është organi më i vjetër mediatik në gjuhën shqipe që ka mbushur plot 110 vjet. Faqet e gazetës vazhdojnë të informojnë komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa kanë shërbyer edhe si një pasqyrë e furtunave historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar për më shumë se një shekull.
Çmimet:
- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Reportazhin më të Mirë” iu dha z. Mal Berisha”DIELLI QË NGROH VATRËN” dhe gazetarit Sinan Kamberaj “NË SHTËPINË E EDGAR POE-KORBI-NOLI”.
- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Studimin më të Mirë iu dha gazetarit Rafael Floqi për “Divergjencat mes Nolit dhe Konicës në dritën e DIELLIT”; Ernestina Halili(Gjergji) për ” Editori dhe dramaturgu- rasti Kristo Floqi” dhe Thanas Gjika”Vështrim Krahasimtar në studimet e Sotme për Faik Konicën”
- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Esenë më të Mirë” iu dha Lindita Komani” Noli i Kuptuar”; Neka Doko” Noli, Konica & Dielli”, dhe Megi Permeti-stërmbesë e Aqif Përmetit për esenë “Në gjurmët e Ish Komandantit të Forcave Vullnetare të VATRËS, Menaxherit të Diellit, Aqif Përmeti”.
- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Librin me të mire kushtuar Editorëve iu dha Fotaq Andrea”Faik Konica për Një shqiperi Europiane – Antologji”, Anton Çefa”-“Fjala shqipe si zjarri i shejtë” dhe Andon Andoni “Kostë Çekrezi…I treti i Munguari”.
- Çmimi per librin me te mire per 110 vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku “100 Vrasjet më të Bujshme në Historinë e Shtetit Shqiptart”, Entela Komnino” E Vërteta për Fan S. Nolin”; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti “I lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martirë”.