Shtyhet për të gjashtën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Edhe njëherë tjetër shkak është bërë mungesa e një avokati. Bëhet fjalë për avokatin e Shullazit këtë radhë, Vladimir Meçe. Me anë të një raporti, Meçe njoftoi mungesën e tij në seancë për shkaqe shëndetësore.
Sakaq avokati i caktuar nnga gjykata për Gilmando Bamin nuk pranoi të ishte mbrojtësi i tij, pasi në shkallë të parë kishte mbrojtur Ylvi Beqjen. Kështu gjykata shtyu seancën sërish, dhe caktoi një tjetër avokat.