Studenti-ministres: Ku i ke llokumet?


Në takimin e sotëm për “Paktin për Universitetin”, një prej studentëve ekselentë që ka përfituar punë në administratën shtetërore, nuk harroi të uronte ministren e Arsimit Besa Shahini për martesën, duke e vënë në siklet.

Madje u ankua për mungesën e llokumeve në sallë. Por Rama i erdhi Shahinit në ndihmë duke u përgjigjur ai në vend të saj.

Biseda:

Studenti: Zonja ministre të trashëgoheni, llokume nuk morëm. Mbetemi në pritje.

Rama: Dakord ti do llokume është e qartë. Nga ishe ti? E qartë. Përveç llokumeve, ndonjë kafe pa sheqer ka këtu?

Shahini: Kur të flisni na thoni edhe ku keni studiuar

Rama: Që të dimë ku të çojmë llokumet

Shahini: Faleminderit për urimet!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *