Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata te Bulevardi i Ri, protestueses i bie të fikët


Tensionohet situata te Bregu i Lumit. Pranë zonës te Stacioni i Trenit, banorët janë duke bërë rezistencë kundër shembjes së 38 banesave.

Një pjesë e grave kanë marrë në duar dhe gurë, ndërsa thonë se nga banesat e tyre do të dalin vetëm si kufoma.

Ndërkohë mësohet se një protestueseje i ka rënë të fikët, por autoambulanca nuk ka mbërritur ende.

Reshjet e shiut e kanë vështirësuar situatën te banorët e kësaj zone. Ata shprehen se vetëm 7 banorëve prej tyre iu kishte mbërritur lajmërimi për shembjen e banesës së tyre.

Një prej banorëve tha se banesa e tij ishte vlerësuar nga Bashkia e Tiranës me vlerën 75 milionë lekë të vjetra, shumë më pak se vlera e tregut megjithatë ai e pranonte. Por ende s’kishte marrë dëmshpërblim prandaj e kundërshton shembjen e banesës.

Ndërkohë një zonjë, tha para kamerave se do të shkonte deri në vrasje por banesën nuk do e lironte pa iu vlerësuar sic banesa në vlerën 100%.

“Shtëpinë time dy katëshe nuk ma ka vlerësuar askush. Truallin 400 metra katrorë që e kam blerë me lekë nuk ma ka vlerësuar askush. Erion Veliaj dhe Edi Rama të vijnë aty ti vlerësojmë. Ore do t’i vrasim. E kanë vlerësuar pa qenë ne. Të vlerësohen shtëpitë, atëhere i lirojmë shtëpitë.”, tha zonja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *