Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosja në Shqipëri nuk do jetë parti por OJQ


Lëvizja Vetëvendosje e cila bëri kërkesën për rregjistrim në Shqipëri nuk do jetë një parti por do funksionojë si OJQ.

Ka qenë anëtari i Bordit Arbër Zaimi i cili ka bërë sqarimin e tij në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje nuk do jetë parti siç u përfol në media por do jetë vetëm OJQ.

Vetëvendosja është transparente dhe e sinqertë! Në njoftimin tonë kemi shkruar se kemi paraqitur kërkesën në gjykatë për të regjistruar një Qendër, e cila sipas statutit të vet nuk mund të garojë për zgjedhje.

Synimi i saj është rritja e vetëdijes qytetare, dhe rritja e numrit të atyre që diskutojnë për politika emancipuese kombëtare e progresive”-shkruan Zaimi.

Këtë sqarim e konfirmoi edhe Drejtori Ekzekutiv i saj Boiken Abazi në një dalje publike në News 24.

Postimi i plotë:

Vetëvendosja luan vetëm “fair play”

(në Shqipëri e kudo)

Të dashur gazetarë, Vetëvendosja nuk po regjistron e as nuk po hap parti në Tiranë.

Nuk është në natyrën e Vetëvendosjes të jetë grabitqare dhe oportuniste, ndaj sigurisht që nuk do të përfitonte kurrë prej momentit delikat të krijuar prej tërheqjes së opozitës nga parlamenti.

Vetëvendosja është transparente dhe e sinqertë! Në njoftimin tonë kemi shkruar se kemi paraqitur kërkesën në gjykatë për të regjistruar një Qendër, e cila sipas statutit të vet nuk mund të garojë për zgjedhje. Synimi i saj është rritja e vetëdijes qytetare, dhe rritja e numrit të atyre që diskutojnë për politika emancipuese kombëtare e progresive.

Ne nuk do të ndjekim formulën e partiçkave të djathta a të majta që hapen para zgjedhjeve, se nuk jemi zjarr kashte.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *