Kristian Panuçi do ketë bashkëkombësin e tij Edi Reja si pasues në stolin e kombëtares shqiptare.
Sipas “calcio.fanpage.it”, 73-vjeçari ka arritur marrëveshjen me kreun e FSHF-së, Armand Duka për stolin e kombëtares.
Tekniku që ka drejtuar disa skuadra në Itali, si Verona, Bolonja, Breshia, Torino, Napoli e Lacio ka qenë i papunë që prej largimit nga Atalanta në vitin 2016.
Aktualisht kombëtarja shqiptare ka 3 pikë në kualifikueset e Euro2020, pas humbjes ndaj Turqisë dhe fitores me Andorrën.