Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarret për të hapur parcela, janë porositur qindra mijëra fidanë për të blerë zgjedhjet” – Berisha jep alarmin


Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Interpolit, Europolit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të shërbimeve partnere që të hetojnë alarmin për mbjellje masive kanabisi në vend.

Berisha shkruan se janë porositur qindra mijëra fidanë kanabisi dhe po përgatitet mbjellje kanabisi.

Ai citon burime të tijat duke theksuar se kanabisi do përdoret për të blerë zgjedhjet si dhe për të zbutur pakënaqësinë masive ndaj qeverisë së Ramës.

“Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!

Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.

Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.

I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin. Sb” – shkruan Berisha në statusin e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *