Prej 48 orësh në media është raportuar për bllokimin e faqjes elektronike të Reformës në Drejtësi që ka alarmuar të ndjeshmit ndaj paranojave. Akuza këtë radhë është se pas këtij bllokimi fshihet vetë Fondacioni Soros.
“Hashtag.al” bëri verifikimet përkatëse dhe ka zbuluar se “konspiracioni i Sorosit” në fakt konsiston në pakujdesinë dhe papërgjegjshmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të ekzekutuar një pagesë të domainit, vetëm prej 12 eurosh në vit.
Faqja është ndërtuar nga Fondacioni Soros por të gjitha të drejtat e saj i kanë kaluar Kuvendit të Shqipërisë.
Të paktën kësaj here Fondacioni Soros është përgjegjës, sepse i ka kaluar faqen një institucioni të papërgjegjshëm./Hashtag.al