Vendosni fjalën kyçe....

Aksident masiv në Librazhd, disa të lënduar


Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Librazhd-Përrnjas. Mësohet se një autobus i linjës Elbasan-Korçë, është përplasur me një automjet, por nuk ka ndodhur vetëm kaq.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të lënduar, por ende nuk dihet për kë bëhet fjalë dhe sa është numri i të plagosurve.

Dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, një nga qyteti i Librazhdit dhe një nga ai i Korçës. Ende nuk dihet cilat janë shkaqet e aksidentit por paraprakisht mendohet se ka qenë moti i keq. Një nga mjetet mendohet gjithashtu se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *