Vendosni fjalën kyçe....

Balliu denoncon dhunën te Bregu i Lumit: Policët barbarë, gruas i thyen këmbën, një burrë e çanë në kokë


Pas tensioneve te Bregu i Lumit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, denoncon dhunën e ushtruar nga policia ndaj banorëve.

Sipas Balliut, një gruaje i kanë thyer këmbët ndërsa një burrë është çarë në kokë. Balliu e ka quajtur barbari dhe kafsheri sjelljen e policisë.

“BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI

Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.
Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.
Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën. 
Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.”, shkruan Balliu.

Pak më herët është shembur edhe shtëpia e parë te zona e Bregut të Lumit, ndërsa vijon puna për shembjen e banesës së dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *