Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit dhe prishjen e banesave të tyre.
Ata kanë bërë thirrje për dëmshpërblimin e tyre ër banesat e prishura dhe më pas me vijimin e projektit.
Deklarata e këshilltarëve të LSI-së
Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës reagon sot me indinjatë për aktet anti demokratike dhe anti humane të sulmeve me mjete luftarake helmuese dhe lotësjellëse ndaj banorëve të pambrojtur dhe të pafajshēm fëmijë dhe pleq të Bregut të Lumit duke shembur në mënyrë çnjerëzore banesat ku këta qytetarë jetonin prej 20 vitesh.
Për Grupin e Këshilltarëve të LSI, kjo vendimarrje në këtë mënyrë për shembjen pa dëmshpërblim të banesave është në shkelje me parimet dhe të drejtat bazë kushtetuese dhe të drejtat e njeriut.
Këshilltarët e LSI e kanë ngritur në mënyrë të përsëritur këtë shqetësim duke kërkuar dëmshpërblim të drejtë dhe ligjor.
Këto banesa gjenden të gjitha në zonën informale dhe banorët e tyre kanë aplikuar për legalizim, por janë përjashtuar nga kjo procedurë për shkak të realizimit t projekti të Bulevardit të Ri, duke u diskriminuar në krahasim me banorët e tjerë të legalizuar me ndërtime dhe banesa gjithashtu në zonat informale.
Mos dëmshpërblimi i këtyre banorëve, bie ndesh me Nenin 41 të Kushtetutës që përcakton të drejtën e pronës private të garantuar.
Banorët e Bregut të Lumit, janë nën një trajtim të diferencuar nga banorët e tjerë të 2 segmenteve të para të Bulevarit të Ri, të cilët janë dëmshpërblyer sipas VKM Nr. 752 datë 05.09.2013 për shpronësimin për interes publik të objekteve për Bulevardin e Ri dhe Reabilitimin e Lumit të Tiranës.
Në këtë rast, kemi shkelje të parimit kushtetues të Nenit 18 të Kushtetutës të barazisë përpara ligjit, pasi për të njëjtin objekt që është Bulevardi i Ri, një pjesë e banorëve dëmshpërblehen dhe një pjesë jo, si dhe me Vendimin Nr. 183 datë 28.04.2005 të Kuvendit të Shqipërisë që miraton metodikën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, kompesimin e tyre dhe metodikën e vlerësimit të kësaj prone.
Veprimet e ndërmarra sot nē mënyrē brutale ndaj këtyre banorëve, bien ndesh edhe me Nenin 1 të Protokollit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku çdo qytetari duhet ti respektohet pasuria e tij dhe askujt nuk mund ti hiqet prona veçse për dobi publike dhe në kushtet e përcakuara nga ligjet dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu, edhe në bazë të parimit të Gjykatës së Strasburgut që cilëson se “Nëse shteti të ka lejuar një ndërtim, ke jetuar dhe besuar se je pronar në rast se ndërtesa prishet ke të drejtë për dëmshpërblim”.
Këshilltarët e LSI në Bashkinë e Tiranës kërkojnë me vendosmëri dëmshpërblim të drejtë dhe të merituar për shpronësimin e për interes publik të banesave të zonës së Bregut të Lumit, si dhe dëmshpërblim për të gjitha dëmet humane dhe materiale të shkaktuara sot nga ndërhyrja e policisë.
Ne besojmë që e drejta për kompesim e mundit dhe përpjekjeve 28 vjecare të këtyre banorëve për banesat e familjeve dhe fëmijve të tyre, është e pamohueshme dhe kërkojmë sa më parë të zgjidhjet në të mirë të banorëve, ky shqetësim tepër jetik i tyre!