Është shembur banesa e parë ndërsa ka nisur puna për shembjen e banesave të tjera te Bregu i Lumit. Policia ka rrethuar gjithë zonën dhe pasi ka përzënë banorët nga banesat, një pjesë e të cilëve janë dërguar në komisariat për “kundërshtim të forcave të policisë”, ka nisur shembja e banesave.
Sipas PD-së, mes të arrestuarve janë edhe gra e fëmijë, ndërsa lajmëron se përfaqësues të opozitës janë nisur drejt Komisariatit Nr.4 ku po mbahen banorët e ndaluar. Policia sakaq nuk lejon praninë e mediave në zonën ku po shemben banesat, ndërsa ish-deputeti Klevis Balliu ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj banorëve.
Sipas Balliut, një gruaje i kanë thyer këmbët ndërsa një burrë është çarë në kokë. Balliu e ka quajtur barbari dhe kafshëri sjelljen e policisë që sipas tij ka përdorur gazlotsjellës edhe brenda banesave.
Vijon…