Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj shkarkon menjëherë ministrin serb


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka shkarkuar më mënyrë të menjëhershme nga detyra ministrin serb në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviç.

Ky i fundit ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shkarkimi erdhi pas deklaratave të Teodosijeviç i cili e quajte false masakrën e Reçakut ndërsa shqiptarët e Kosovës i cilësoi si terroristë e gjakpirës.

Deklarata e Haradinaj

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.” – shkruan Haradina në faqen e tij në “Facebook”.

Deklarata e Teodosijeviç

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi.” – është deklarata e bërë nga Teodosijevic në Zveçan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *