Një shtetas maqedonas është arrestuar nga Policia në Dibër. 34 vjeçari me inicialet B.C, banues në Maqedoninë e Veriut ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Gjermani.
Ai akuzohet për “vjedhje” dhe “mashtrim kompjuterik.”
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C., për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.