Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet që dha zyrtari amerikan, gjithçka u tha në takimin e Palmerit me gazetarët


Zv.ndihmësi Sekretari amerikan, Palmer, ka deklaruar se nuk ndodhet në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike pasi nuk e kishte një formulë të tillë.

Ai tha se vendi ka një qeveri legjitime dhe se ajo mund ta çojë përpara integrimin e vendit.

“Nuk jam këtu për të diskutuar zgjidhjen pasi nuk kam ardhur këtu me një platformë të tillë. Qeveria e vendit është legjitime. Kjo qeveri ka mundësinë ta çojë vendin përpara për sa i përket integrimit drejt Bashkimit Europian.” – tha Palmer.

Zyrtari amerikan shtoi se opozita duhet të futej në zgjedhjet e qershorit dhe të përpiqej që të kishte një platformë sa më tërheqëse për zgjedhësit.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje, të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet.” – tha Palmer.

Palmer foli gjithashtu edhe për ndërhyrjen ruse në Ballkan duke theksuar se SHBA-ja kërkon përparimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit, ndryshe nga Rusia që kërkon shkatërrim dhe kaos, ndërsa shtoi se Rusia e ka të vështirë që të ndikojë në Shqipëri.

Pyetja e gazetarit: Influenca ruse në Shqipëri?

Përgjigja e Palmer: “Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Amerika kërkon bashkëpunim mes vendeve dhe transparencë, ndërsa Rusia kërkon kaos dhe një situatë jo bashkëpunuese. Ne duam të ardhme për vendin”, tha Palmer.

Pyetja e gazetarit: Dokumentet e deklaruara së fundmi nga një kompani lobimi, “Sonoran Policy Group” në Departamentin e Drejtësisë zbulojnë lobimin e Partisë Demoraktike në senatin amerikan përmes kësaj kompanie. Një nga pikat e lobimit që janë deklaruar nga kompania ishte dhe “nominimi i Kathleen Kavalec” si ambasadore amerikane në Tiranë. A ka ndikuar në mosemërimin e saj nga Senati ky lobim i PD?!

Përgjigja e Palmer: Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emërimin e Kavalec. Lobimi është normal ose legjitim përsa kohë është brenda rregullave, transparent dhe i qartë. Një hetim është duke u zhilluar dhe nuk mund të japë detaje në lidhje me të.

Pyetja e gazetarit: Do kemi së shpejti një emër të ri për ambasador në Tiranë?

Përgjigja e Palmer: Shpresoj se shumë shpejt Tirana do të ketë emrin e kryediplomatit të ri amerikan.

Pyetja e gazetarit: Çështja Kosovë-Serbi?

Përgjigja e Palmer: SHBA mbështet një marrëveshje mes dy vendeve, për sa kohë ato bien dakord për një pakt  ku tregohen interesat e dy vendeve. Çështja e Kufijve jo në qendër të një marrëveshjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *