Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se takimi i hapur me zyrtarin amerikan ishte për situatën e vështirë politike dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”-shkruan Meta.