Vendosni fjalën kyçe....

Ngec në Vetting, kreu i Apelit për Krime të Rënda shkarkohet nga detyra


Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petkun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e dha këtë vendim paraditen e sotme, pasi sipas KPK-së  gjyqtari kishte kryer deklarim të rremë lidhur me pasurinë dhe s’e kishte kontakte të papërshtatshme.

Petku i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se ato janë të pasakta. Por në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ngrihen dyshime për kontaktet e Petkut me persona të lidhur me krimin e organizuar.

 “Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore”, tha relatorja Xhensila Pine.

Dyshime janë ngritur edhe për deklarimet e gjyqtarit për pasurinë. Drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Aldi Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën.

Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë.

Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë.

 “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, tha Pine.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *