Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për grabitjen e ndodhur në Rinas ditën e sotme.
Paloka shprehet se vjedhja në Rinas sipas tij është “deja-vu” dhe policia edhe këtë herë është e zënë duke dhunuar qytetarët e thjeshtë.
Paloka thekson se gjithçka ndodhi sërish pak muaj përpara zgjedhjeve, duke nënkuptuar se paratë mund të përdoren për blerjen e votave.
Postimi i plotë:
De-ja vu
Grabiten miliona euro.
Ne te njëjtin vend ( brenda aeroportit, Rinas)
Me te njëjtën mënyrë ( grabitje me arme fugonit te blinduar nga grabitës me uniforma ushtarake dhe makine shtetërore).
Grabitësit u larguan ne te njëjtin drejtim.
Grabitja ndodh ne te njëjtin kontekst kohor dhe politik ; pak muaj përpara zgjedhjeve.
Policia edhe këtë here është e zëne duke dhunuar qytetaret e thjeshte
A mund te jene te gjitha rastësi ?!
P.S
Harrova një “detaj”; këtë here ka dhe te vrare.