Pas divorcit të Jeff Bezos, edhe moderatorja Lauren Sanchez, e cila përflitet se është e dashura e tij ka firmosur për divorcin me bashkëshortin e saj.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Sanchez i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj prej 14 vitesh, Patrick whitesell. Sanchez dhe Whitesell, po kërkojnë kujdestari të përbashkët për dy fëmijët e tyre.
Historia e themeluesit të Amazon Jeff Bezos dhe moderatores Sanchez u bë publike në fund të muajit dhjetor. Bezos akuzoi revistën “National Enquirer” se e ka kërcënuar me publikimin e fotove kompromentuese dhe mesazheve private intime.
Vetëm pak ditë më parë, Bezos dhe bashkëshortja e tij prej 26 vitesh MacKenzie finalizuan divorcin. MacKenzie përfitoi rreth 36 miliardë dollarë nga marrëveshja e divorcit e cila ka thyer rekordin si më e shtrenjta deri më sot.