Salianji bën 6 pyetje për grabitjen në Rinas


Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit. 

Salianji i referohet deklaratës së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha se “sistemi i sigurisë në aeroport ka rënë“, ai shkruan se të pranosh dështimin, sipas tij nuk është baraz me të marrësh përgjegjësitë.

Sipas Salianjit, kjo ngjarje tregon që krimi është në revansh dhe nuk ka frikë nga shteti.

Ish-deputeti shton më tej se të pranosh dështimin nuk është baraz me të marrësh përgjegjësinë.

Salianji gjithashtu bën 6 pyetje për grabitjen në Rinas të cilat prekin sigurinë e aeroportit dhe procesin e zbulimit të autorëve. 

– Si mundet që në aeroport ndërkombëtar hyjnë dhe dalin banditë sikur të jenë në selinë e rilindjes?! 
– Si ka mundësi që banditët e dinë ekzaktesisht se kur ka shuma kaq marramëmdëse?! 
– Si e dinë bandat se ku hyjnë më lehtësisht në aeroport? 
-Si ka mundesi qe policise i ikin nga sytë grabitësit nderkohe qe sipas ministrise grabitesit janë qëlluar me armë?! 
– si mund të mos zbulohen 10 milion Euro dhe tre njerez te armatosur ne nje territorr kaq te vogel?
-Si ka mundësi që ndodhin grabitje përherë para datës se dekretuar të zgjedhjeve?!”– shkruan Salianji. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *