Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se tre banorë të Bregut të Lumit janë shtruar te Spitali i Traumës, mes të cilëve një 76-vjeçar i cili po operohet pasi është çarë në kokë.
Tabaku i bëri thirrje Avokatit të Popullit të shohë dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë dhe Prokurorisë të identifikojë të gjitha shkeljet.
“Që në orët e para të mëngjesit këta banorë janë zgjuar nga forca të shumta të policisë, po të shikoni kanë rrethuar gjithë zonën, duke izoluar banorët, duke izoluar banesat.
dhuna e ushtruar sot është e paprecedentë. Tre banorë në këto momente janë në spitalin e Traumës. Një 76-vjeçar është duke u operuar.
Gjashtë të tjerë janë shoqëruar, ndërmjet të cilëve gra dhe fëmijë. Një zonjë ka thyer këmbën. Unë isha në Komisariatin 4 tani dhe s’mora dot asnjë informacion.
Dhuna që po ushtroht sot është e paprecedentë.
Ky shtet që ka kriminalizuar çdo strukturë, ky shtet që solli drogën, nuk ka sjellë aq forca policie as për kriminelët, ndërkohë që për gratë, banorët e për fëmijët sot ka ngritur gjithë policinë e shteitt.
Është e paprecedendë dhuna shtazarake. Unë jam pa fjalë. Dje zonjat që kanë mbrojtur shtëpitë e tyre, sot janë sdhunuar dhe janë rrahur.
Që në orët e para të mëngjesit fëmijët janë zgjuar nga zhurma e këtyre makinerive. Sot arriti kulmi kur i tërhoqën zvarrë dhe i nxorën nga shtëpitë.
Nuk kemi informacion për disa nga banorët që janë akoma të ngujuar. Këto banorë duan të trajtohen njësoj përpara ligjit.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të vijë dhe të shohë dhunën që po ushtrohet këtu. I bëj thirrje prokurorisë të vijë dhe të hetojë të gjitha shkeljet e policisë së shtetit, bashkisë dhe kryetarit Erion Veliaj.”, tha Tabaku.