Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i DASH-it takohet sot me Bashën, Kryemadhin e Metën


Matthew Palmer vazhdon sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri. Zv.ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit,do të takohet sot me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 13:45. Një orë më vonë, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Brenda ditës së sotme Palmer do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta. Ky takim do të mbahet rreth orës 17:30.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas mbërritjes në Tiranë Palmer u takua me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit publikoi një foto në rrjetet sociale ndërsa shkroi: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer.”

Takimi mes Palmer dhe Ramës zgjati rreth 90 minuta. Në fund të gjitha takimeve ditën e sotme, Palmer do të takohet edhe me disa gazetarë shqiptarë përpara të cilëve pritet të japë edhe propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *