Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kompanisë “Austrian Airline” për të mos transferuar më para cash nga Tirana në Vjenë. Vasili shprehet se kjo është prova e “sigurisë zero” të një “shteti zero”. Vasili shprehet se policia dhunon qytetarët që mbrojnë banesat e tyre te Bregu i Lumit, ndërkohë që kriminelëve u rrinë gatitu.
“Siguria ne aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline nderpreu transportin e parave.
Kompania e mirenjohur Austrian airline vendosi nderprerjen e transportit te metejshem te parave dhe theksoi se grabitja e parave eshte ngjarje e perseritur.
Prove e nje sigurie zero dhe nje shteti zero, qe i ka mbetur vetem te shkruajne vjersha frymezuese per ata drejtues policie qe mbajne horrat me leke dhe me dashuri.
Kush bashkejeton me kriminelet dhe i mbeshtet e perfiton prej tyre eshte si ata.
Keta qeveritare te liq qe s’thone nje fjale se si policia masakron banoret e thjeshte te bregu i lumit ju hap barku per komandantet e policise,qe u rrine gatitu krimineleve.
Presim shkollepaktin qe te na binde se sa “mire” eshte qe parate u grabiten dhe se kazani e ka fajin opozita e ka fajin,vete austrian airline e ka fajin vetem ai jo se ai eshte me leje krijmtarie.”, shkruan Vasili.
Më herët në një prononcim për “The Guardian”, zëdhënësja e Austrian Airlines Tanja Gruber ka deklaruar se si masë sigurie “nuk do të ketë më transferta cash të parave nga Tirana drejt Vjenës”.