Vendosni fjalën kyçe....

Basha i ashpër: Shteti ka rënë, policët merren me pleq, gra e fëmijë të mitur


Basha ka deklaruar se dy ngjarjet e djeshme konfirmojnë se se shteti ka rënë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati theksoi se policia e ka mendjen të arrestojë qytetarët dhe jo të luftojë krimin.

“Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh ditën e djeshme janë dëshmi se shteti ka rënë.

Sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Policia është kthyer në një bandë që mbron pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët. Dje në orën 5:30 të mëngjesit policia hyri nëpër banesa dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetarë përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura.

10 qytetarë u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene dhe një fëmijë 5 vjeç.” – tha gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *