Vendosni fjalën kyçe....

“Erdha në Rinas me avion, por them të kthehem me traget” – plasin memet për grabitjen në Rinas


Pas grabitjes së 10 milionë eurove ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë talljet.

Paratë këtë radhë u grabitën nga barku i avionit, që ishte gati për t’u nisur drejt Vjenës dhe është grabitja e pestë në një qark kohor prej katër vitesh. Rasti i djeshëm përkoi në një kohë me vizitën e zyrtarit të DASH-it Mattheë Palmer, gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së rrjetit.

“Kam ardhur në Rinas me avion, por them të kthehem me traget”, citohet Palmer në një nga memet e publikuara, duke ironizuar pasigurinë në aeroportin shqiptar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr.

 Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti por sipas mediave greke, është identifikuar si Admir Murataj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *