Një hotel dhe qendër tregtare 57-katësh u përfshi nga flakët në kryeqytetin tajlandez, Bangkok.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën teksa u përpoqën të largoheshin nga zjarri duke u hedhur nga lartësitë e godinës.
Pamjet e tymit të zi u shfaqën në mediat dhe rrjetet sociale teksa flakët përfshinë në qendrën tregtare “Centara Grand” dhe “Centralëorld” në orën 18:00 të së mërkurës.
Pamjet shokuese tregojnë qiellgërvishtësin teksa digjej në flakë.
Trafiku i rënduar në kryeqytet pengoi përpjekjet e shërbimeve emergjente për të arritur në vendngjarje ndërsa sipas raporteve të mediave, flakët u vunë nën kontroll pas rreth një ore.
“Centara Grand” është një nga hotelet kryesore në kryeqytetin tajlandez.