Pesë persona të së njëjtës familje kanë mbetur të helmuar gjatë një darke në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Turhan që ndodhet rreth 10 kilometra larg Tepelenës.
Babai, djali, nusja e djalit dhe dy të afërm të tjerë që ishin mysafirë në shtëpi, kanë përfunduar në spital. Ata janë: Dervish Dervishi, gruaja e tij Gentjana Dervishi dhe të afërm të tjerë Metulla Dervishi, Qerim Dervishi dhe Xhevahir Kuçi.
3 nga të helmuarit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës. Të gjithë janë diagnostikuar me intoksikacion alimentar.
Dy personat që ndodhen në spitalin e Tepelenës, kanë deklaruar se gjatë darkës kanë konsumuar peshk, ndërsa kanë hedhur dyshime, nëse ai ishte i freskët. Më e moshuara Metulla Dervishi 77-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.