Vendosni fjalën kyçe....

Maskë e sofistikuar për të humbur gjurmët, si u kthye Admir Murataj në tullac dhe me mustaqe (FOTO)


Personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes së djeshme në Rinas, Admir Murataj mendohet se është edhe organizatori i saj.

Murataj i cili u identifikua paraditen e sotme nga e shoqja, kishte përdorur një maskë gome e cila nis nga koka e përfundon deri në pjesën e barkut.

Në sajë të kësaj maske, pamja e Muratajt është tjetërsuar dhe duket sikur është një person tullac dhe me mustaqe. Kështu, nëse ai nuk do të kishte humbur jetën gjatë grabitjes, policia do të vihej në kërkim të një personi me karakteristika krejtësisht të ndryshme. Maska është e gjakosur, për shkak të plumbave që Murataj ka marrë.

Ky nuk është rasti i parë që planifikohet mbajtja e një mase estetike nga grabitësi, që ka mbi një dekadë që në Shqipëri grabitësit ose vrasësit me pagesë operojnë me këto maska.

Sakaq furgoni në fotot e mëposhtme, është ai që u përdor për grabitjen. Me siglën “Hetimi Tatimor” grabitësit kanë mundur të kalojnë lirshëm në aeroport. Murataj besohet se ishte personi që po e drejtonte makinën. Admir Murataj dyshohet se ishte organizator i dy grabitjeve të tjera në Rinas, në vitin 2015 dhe në 2017.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *