Vendosni fjalën kyçe....

Rektori i Universitetit të Kamzës në Prokurori


Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu është paraqitur sot në Prokurori pas akuzave për korrupsion. Kjo vjen pak ditë pasi rektori ka prishur marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama për shkak të projektit të ndërtimeve pranë universitetit të Kamzës.

Musabelliu po hetohet nëse ka përfituar nga fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit të Kamzës. Ky tender kishte vlerën e 640 mijë dollarësh dhe  Musabelliu akuzohet se ka përfituar një pjesë të tyre përmes personave të tretë.

Thirrja e Musabelliut në Prokurori vjen pak ditë pasi ai ka prishur marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, për shkak të ndërtimit të shkollës 9-vjeçare që po ndërtohet në vreshtën didaktike që është përdorur prej 40 vjetësh nga Universiteti i Tiranës.

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare në ambjentet e Universitetit Bujqësor është kundërshtuar nga rektori Musabelliu. Në një konferencë për mediat  Musabelliu tha: “Unë personalisht nuk jam kundër shkollës, por ka vende të tjera ku mund të ndërtohet. Si rektor nuk kam patur asnjë dijeni për ndërtimin e kësaj shkollë, kjo është tamam si rrufe në qiell të pastër.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *