Vendosni fjalën kyçe....

Selena Gomez e lidhur me Niall Horan?


Sipas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale tanimë që Justin Bieber është i martuar, Selena Gomez ka nisur një lidhje të re dhe ai është një person në të shkuarën e saj. Bëhet fjalë për Niall Horan, ish-pjesëtarin e grupit “One Direction”.

Por si nisën këto thashetheme?

E gjitha nisi me një postim të gazetarit Mike Wass në një koncert të Leëis Capaldi-t. “Ky djalë është një yll. (Gjithashtu, nëse unë s’po shoh halucinacione Selena dhe Niall janë ulur në tryezën pranë meje.”, shkroi gazetari i cili publikoi një video të koncertit.


Menjëherë qarkulluan thashethemet se Selena dhe Niall kanë nisur një lidhje. Dhe kjo nuk është hera e parë që dyshja përflitet në një lidhje.

Thashethemet kanë filluar që në vitin 2015, por u mohuan nga vetë këngëtarët që pranuan vetëm se kanë flirtuar por asgjë më shumë. Gjithsesi Selena asokohe ka qenë vazhdimisht në një lidhje me Justin Bieber, ndaheshin e bashkoheshin dhe mbase kjo ka qenë një nga arsyet se përse këta të dy s’i pamë kurrë si çift.

Thashethemet u rikthyen në 2019, pasi Selena dhe Niall u takuan në dasmën e Courtney Barry, ku këngëtarja ishte shoqëruesja e mikes së saj të ngushtë. Ky takim dhe më pas koncerti i Lewis Capaldi-t bënë që lajmi të marrë dhenë. Dhe Niall i ka përforcuar më shumë thashethemet në një videolive, ku tha se “Selena tingëllon shumë bukur” në bashkëpunimin e saj me Julia Michaels. Kjo e fundit është një nga miket më të ngushta të Niall.

Mirëpo HollywoodLife shkruan se kjo romancë mes Selenës dhe Niall nuk ekziston.

“Selena mendon se Niall është i mrekullueshëm dhe e do muzikën e tij, por ata nuk janë të dashur pavarësisht disa thashethemeve”, citon gazeta një person të afërt me Selenën.

“Selena nuk është duke dalë në takime tani edhe pse ajo mendon se Niall është shumë i bukur dhe i talentuar dhe ajo vlerëson gjërat e këndshme që ka thënë ai për të. Por ajo nuk është në asnjë marrëdhënie romantike. Ajo e ka kaluar kohën e saj me miqtë dhe duke u kujdesur për veten. Jo se ajo nuk do të dilte ndonjë ditë me Niall, por ajo thjesht nuk është duke dalë tani me njeri”, citohet burimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *