Kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka denoncuar situatën e kriminalitetit në vend dhe dorëzimin e shtetit përballë tij.
Kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka denoncuar situatën e kriminalitetit në vend dhe dorëzimin e shtetit përballë tij.
Vasili akuzoi qeverinë që nuk është treguar e aftë të ofrojë siguri në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Ai theksoi se qeveria është palë me krimin është është e dorëzuar përballë tij ndërsa nuk ka asnjë zyrtar të lartë të vënë para drejtësisë për grabitjet në aeroport dhe pranë tij.
“Në vend të reflektimit, shteti vendosi dorëzimin te kriminelët. Qytetarët janë ndjerë dhe ndihen gjithnjë e më të rrezikuar. Ndihen më të rrezikuar në atë pjesë të vendit që është aeroporti ndërkombëtar i vendit, ku parametrat duhet të ishin të padiskutueshme.
Aty vijnë personalitete të ndryshme të vendit dhe të huaja. Imazhi i Shqipërisë ka pësuar një goditje të pariparueshme. Gjithë media botërore ka raportuar grabitjen e djeshme dhe tashmë siguria e vendit është në dorë të Zotit dhe kurrsesi në dorë të shtetit.
Vendimi i marrë nga kompania austriake është një vendim i paprecentë që tregon që siguria në vend është zero.
Sot nuk keni asnjë zyrtar të shtetit që të vihet para drejtësisë. Përkundrazi shihni qindra policë që rrahin e dhunojnë qytetarë te Astiri apo Bregu i Lumit dhe dorëzohen para 4 grabitësve.” – tha Vasili.